Ajri Siberik ka depërtuar në rajonin tonë, por sonte nuk do të jetë ekstremisht ftohtë sepse jemi para reshjeve të reja të borës në territorin e Republikës së Kosovës, megjithatë mjaft ftohtë do të jetë në Maqedoni dhe lindje dhe juglindje të Shqipërisë.
Siç shihet edhe në fotografi ftohtësia do të “zbutet” pak dhe përkohësisht në Kosovë, megjithatë gjatë të dieles përpos reshjeve lokale të borës pritet edhe fuqizimi i erërave të ftohta veriore dhe kjo do të jetë hyrje në uljen e sërishme të temperaturave të cilat do të ndihen më së shumti të hënën. Ndjeshmëria subjektive e të ftohtit do të rritet përsëri si pasojë e erërave të ftohta veriore.
Pra gjatë natës së sontme në Kosovë do të fillojnë reshjet e borës të cilat do të jenë lokale dhe të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme me intensitet të ndryshëm. Në viset kodrinore-malore priten reshje më intensive bore të shoqëruara me erëra të ftohta veriore. Dimri po vazhdon siç i ka hije kurse gjatë javës që po hyjmë sipas të gjitha gjasave do të kemi reshje të dendura bore të cilat do të jenë më gjithëpërfshirëse./Meteoballkan.
FOTO : Meteociel