Siç shihet edhe në fotografinë kryesore temperaturat janë ulur deri në 0 e ndoshta edhe deri në -1 gradë celsius në veri të Kosovës, normalisht bëhet fjalë për viset më të larta malore dhe këtë na e tregon ngjyra e kaltër në imazhin satelitor.
Në disa rajone të Koosvës ka patur edhe brymë dhe këtë e dëshmuan edhe shumë lexues tanë me fotografitë e tyre, por shumë rajone tjera kanë shpëtuar pa brymë, ndërsa më gjerë në rajon po shihet se në rajonet malore të Serbisë temperatura është ulur deri në – 3.1 gradë celsius.
Gjatë natës së ardhshme nuk do të ketë rrezik nga ngricat apo bryma, me ndonjë përjashtim shumë të vogël në ndonjë rajon të lartë malor ngase temperaturat pritet të ngriten në vlerat minimale dhe maksimale./Meteoballkan