Anomalitë e temperaturave po vazhdojnë gjatë këtij dimri, sidomos në Gadishullin Ballkanik ku një pjesë po vuan nga reshjet e shumta të shiut, borës, ndërsa pjesa tjetër gjatë ditës së djeshme kishte temperatura deri në 30 gradë Celsius.
Është fjala për plazhet veriore të Greqisë ku njerëzit bënin plazhe sikur në mes të verës gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot pritet përkeqësim i motit edhe në Greqi ku priten reshje të dendura shiu, por edhe bore në pjesën veriore të këtij shteti në juglindje të Evropës.
Bosnja dhe Hercegovina, veriu i Malit të Zi dhe jugu i Serbisë dje ishin të bllokuara nga bore, Kosova dhe veriu i Shqipërisë nga vërshimet, ndërsa Grekët bënin plazhë./Meteoballkan