Një tërmet me magnitudë 4.8 goditi Siçilinë në pjesën përreth vullkanit më aktiv të Europës, Etna, duke lënduar të paktën 10 persona.
Disa ndërtesa u dëmtuan në atë që ishte pas lëkundja më e fundit që kur Etna shpërtheu të hënën. Hiri vullkanik kishte mbuluar më herët fshatrat pranë saj dhe fluturimet nga aeroporti i Katanias u ndaluan përkohësisht.
Banorët e zonave në shpatet e malit u këshilluan të largohen prej andej sa më shpejt. Tërmeti ra rreth orës 3 të natës pranë komunës së Viagrande. Fotografitë e ndërtesave të dëmtuara u postuan në mediat sociale. Mediat italiane thonë se njerëzit në zonë u përfshinë nga paniku, e disa prej tyre kanë dalë me vrap nëpër rrugë, transmeton tch.
Pati gjithashtu raporte për ndërtesa që lëkundeshin në Katania, një qytet me më shumë se 300 000 njerëz. Paslëkundjet kanë vazhduar e gjatë natës u regjistruan 10 të tilla, por më të lehta. Ato mjaftuan megjithatë për të shembur në qytezën Açireale statujën e Sant Emidios, të konsideruar si shenjti mbrojtës nga tërmetet.