Tërmeti i fuqishëm në Athinë, pamje që tregojnë se si “u shkundën” ndërtesat

497
SHARES
1.4k
VIEWS

Një tërmet i fortë ka tronditur kryeqytetin grek të Athinës, duke ndërprerë rrjetet telefonike dhe të energjisë elektrike, në disa pjesë të qytetit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti me magnitudë 5.1 kishte një epiqendër rreth 22km (14 milje) në veriperëndim të Athinës.

Për fat të mirë, nuk kishte ndonjë të lënduar rëndë, edhe pse kishte dy ndërtesa të shkatërruara.

Megjithatë, sizmologët paralajmërojnë se mund të ketë më shumë tërmete gjatë orëve në vijim.

Bëhet e ditur se tërmeti u ndje veçanërisht i fuqishëm në qendër të Athinës, ku njerëzit qëndruan në rrugë pas evakuimit nga ndërtesat e larta.

Ka pasur raportime se shërbimet e zjarrfikësve, të cilat kanë marrë 76 thirrje sipas mediave lokale, kanë shpëtuar mbi një duzinë njerëzish të bllokuar në ashensorë pas ndërprerjes së energjisë elektrike.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se si janë “shkundur” ndërtesat. /Telegrafi/


Related Posts