• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

Tërmeti që shpërfaqi varfërinë e fshatrave të Tiranës!

06/10/2019 | 16:09
Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve për sot

05/06/2026 | 08:47
Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot – e premte

05/06/2026 | 08:42
Moti nesër dhe ditët në vijim – E diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05.06.2026.) e Premte

04/06/2026 | 22:31
Ditët në Tokë po bëhen më të gjata dhe arsyeja i ka shqetësuar shkencëtarët

Ditët në Tokë po bëhen më të gjata dhe arsyeja i ka shqetësuar shkencëtarët

04/06/2026 | 21:28
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Rikthehet stabiliteti atmosferik, të paktën përkohësisht!

04/06/2026 | 16:31
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele

Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele

04/06/2026 | 14:03
Mrekulli në Everest – besohej se kishte vdekur, udhërrëfyesi gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh

Mrekulli në Everest – besohej se kishte vdekur, udhërrëfyesi gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh

04/06/2026 | 13:37
Dallgët e detit – kur bëhen të rrezikshme për njerëzit?

Dallgët e detit – kur bëhen të rrezikshme për njerëzit?

04/06/2026 | 09:35
Çmimet e derivateve për sot

Çmimet e derivateve për sot

04/06/2026 | 09:05
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Parashikimi i motit për sot – e enjte

04/06/2026 | 07:51
Rrufeja godet pajisjet e furnizimit me ujë në Batllavë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (04.06.2026.) e enjte

03/06/2026 | 23:49
Tragjedia në Shëngjin: Identifikohen viktimat, Ambasada e Kosovës njofton familjarët

Tragjedia në Shëngjin: Identifikohen viktimat, Ambasada e Kosovës njofton familjarët

03/06/2026 | 22:54
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result

Tërmeti që shpërfaqi varfërinë e fshatrave të Tiranës!

06/10/2019 | 16:09
499
SHARES
1.4k
VIEWS
Shpërndaje

Tërmeti që shpërfaqi varfërinë e fshatrave të Tiranës
Fshati Pezë-Helmës i Njësisë Administrative të Ndroqit, në Bashkinë e Tiranës, gjendet vetëm 12 kilometra larg kryeqytetit dhe shtrihet në anë të rrugës së vjetër Tiranë-Durrës.

Njësia Administrative e Ndroqit është një nga zonat më afër epiqendrës së tërmetit 5.8 ballë i shkallës Rihter, që goditi Shqipërinë më 21 shtator të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo zonë gjendet mes Tiranës dhe Durrësit me një distancë të baraslarguar me rreth 15 kilometra nga epiqendra e regjistruar në Kepin e Rodonit. Ndërtimi strukturor në kodër, me mjete rrethanore, me gurë nga lumi, me baltë e qerpiç, me kallama e dërrasa, por edhe vjetërsia, i bënë ndërtesat e fshatit jashtëzakonisht të ekspozuara nga tërmeti i 21 shtatorit.

Një ndër shtëpitë e dëmtuara në Pezë-Helmes është edhe ajo e Vaid Memës. Bashkëshortja e Vaidit thotë se bashkëshorti i saj ishte i shtrirë në krevat në momentin kur ra tërmeti, pasi prej kohësh paraliza e ka lënë në shtrat. Më shumë mundim ajo e ka nxjerrë jashtë bashkëshortin, ku tullat e tjegullat në shtëpinë e saj përdhese vetëm me dy dhoma dhe të vjetër filluan t’i binin në trup.

Pasi dolën në oborr dhe shpëtuan, ata panë dhe kuptuan se tashmë shtëpia e tyre ku kishin lindur e rritur tre djemtë ishte bërë e pabanueshme. Por, ndërsa prindërit i strehuan në një qendër sociale në Tiranë, tre djemtë kanë ngelur në mëshirën e kushërinjve. Policia ua ka bërë të qartë se nuk mund të hyjnë më në atë shtëpi.

Një fqinj i familjes Mema thotë se banesa e Vaidit është ndërtuar në vitin 1970 me kontributin vullnetar të secilit. Arturi, djali i madh i Vaid Memës, punon në një lavazh automjetesh në anë të rrugës së vjetër Tiranë-Durrës, në fshatin e tij Pezë-Helmës. Ai tregon se me të ardhurat si lavazhier, si fillim paguan ilaçet e shtrenjta të të atit. Nuk patën kurrë shanse që të ndërtonin një shtëpi të re dhe varfërinë e tyre e ka nxjerrë akoma më zbuluar tërmeti.

“Mendoj që për pak ditë do të qëndroj te xhaxhai, për më tej nuk di, nuk di asgjë”, thotë i riu, duke e mbyllur se “I di Zoti këto punë”. Gjyshja e Arturit që jeton me xhaxhanë e tij thotë “se kështu pati ndodhur edhe dikur një tërmet i fortë, por kësaj radhe djali për pak më ngeli nën gurë”….(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

 

Related Posts

Çmimet e derivateve për sot
Lajme

Çmimet e derivateve për sot

05/06/2026 | 08:47
Parashikimi i motit për sot dhe nesër
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e premte

05/06/2026 | 08:42
Parashikimi i motit për sot – e hënë
Kosovë

Rikthehet stabiliteti atmosferik, të paktën përkohësisht!

04/06/2026 | 16:31
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲