Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë testuar 7 mostra të dyshimta për koronavirus.
“Pas analizave të kryera, të 7 (shtatë) rastet e testuara kanë rezultuar negative”, ka njoftuar IKSHP-ja.
Sikurse edhe ditëve të kaluara, ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja thonë se do ta njoftojnë në kohë reale publikun për rastet e testuara për koronavirus dhe rezultatet e tyre.