Mjafton të shikoni fotografinë kryesore dhe do të shihni rajonin tonë pa asnjë pikë shiu edhe për shumë ditë. Në foto shihen shira përreth rajonit tonë, diku të lehta, ndërsa në perëndim në drejtim të Mesdheut shihen edhe reshje mjaft të dendura shiu që do të bien ditëve të ardhshme.
Ajo çfarë po duket interesante në foto është pikërisht rajoni ynë pa asnjë pikë shiu dhe sikur të mos mjaftonte thatësia e ditëve dhe javëve të kaluara kjo foto na tregon për reshjet në Evropë gjatë kësaj jave. Natyra gjithsesi do të kompensojë këtë deficit të të reshurash atmosferike në rajonin tonë por në çfarë forme dhe mënyre mbetet të shihet gjatë muajve të vjeshtës së vonshme dhe të dimrit./Meteoballkan