Edhe më shpejt se që ishte e paraparë në Belgjikë regjistrohet temperatura më e lartë ndonjëherë prejse bëhen matjet meteorologjike njofton faqja e madhe meteorologjike evropiane “severe weather europe”.
Temperatura ka arritur deri në 38.9 në Kleine Brogel stacion lokal meteorologjik. Edhe në stacionin tjetër Herhet është thyer rekordi njofton “severe weather europe” ku temperatura ka arritur deri në 38.7 gradë celsius.
Kjo faqe paralajmëron se në prag të thyerjes së rekordeve është edhe Holanda dhe se nesër është kulminacioni i nxehtësisë afrikane.
Sqarim nga meteoballkan:
Temperatura më e lartë e të gjitha kohërave do të thotë prej se bëhen matjet meteorologjike brenda konditave meteorologjike dhe kjo nuk do të thotë se nuk ka qenë më nxehtë (ndoshta) në periudha të ndryshme historike ose para-historike, por kjo nënkupton matjet meteorologjike me mjetet dhe metodat empirike bashkëkohore./Meteoballkan