Dy turistë kanë shpërndarë live në Facebook një video që më pas u bë virale, duke luajtur me një krijesë deti.
Videoja është filmuar në brigjet e Australisë gjatë natës dhe krijesa “misterioze” është një lloj i rrallë oktapodi.
Ata filluan të luajnë me krijesën e detit pa e ditur për dëmet e pakthyeshme që shkakton ajo.
Skena e pazakontë mori komentime të shumta në rrjetet sociale nga Meksika, Shtetet e Bashkuara, Spanja dhe vende të tjera.
Sipas ekspertëve, kjo krijesë vdekjeprurëse mund të vrasë 26 vetë në pak minuta.