Vera më në fund ka trokitur edhe në Itali pas një pranvere mjaft të ftohtë dhe me reshje të mëdha atmosferike. Temperaturat janë ngritur këto dy ditët e fundit dhe pritet të arrijnë deri në 36 gradë celsius në Romë, 37 në Florence, 38 në Pugla, dhe 42 gradë celsius pritet të regjistrohen brenda territorit të Sicilisë.
Vala e nxehtësisë do të vijë nga Afrika Veriore duke mbledhur pak lagështi në Mesdhe, i nxehti do të jetë mjaft i rëndë për tu përballuar.
Viti 2019 ishte vit i ektremeve të kushteve klimatike në Itali, me dimër shumë të butë dhe të nxehtë dhe pastaj me stuhi të frikshme në pranverë. Pjesë të Italisë Veriore ditëve të fundit janë goditur nga stuhi të fuqishme me breshër dhe reshje të mëdha shiu të cilat kanë shkaktuar edhe vërshime dhe rrëshqitje të dheut në disa pjesë të Lombardisë. Kushtet dramatike kanë shkaktuar kaos në shumë pjesë të këtij shteti fqinjë./Meteoballkan