Vala më e madhe deri më tani për këtë sezonë verore e nxehtësisë së fuqishme tropikale nga Afrika Veriore do të zhvendoset në Evropë javën e ardhshme. Temperaturat maksmimale do të kulmojnë në Spanjë duke arritur deri në 42 gradë celsius siç shihet në fotografinë kryesore. Vala e nxehtësisë do të prekë edhe Francën, Gjermaninë, Zvicrën, Belgjikën dhe shtet tjera të Evropës qendrore. Në Francë temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 37 gradë celsius dhe duke pasur parasysh lagështinë e ajrit në Evropen perëndimore dhe qendrore mund të paramendoni se sa i rëndë do të jetë ky i nxehtë.
Ende nuk dihet se a do të kapë i nxehti ekstrem Gadishullin Ballkanik./Meteoballkan