Afrika Veriore siç duket ka vendosur të na sjellë valën e parë serioze të nxehtësisë tropikale për këtë sezonë verore. Fillimisht pritet ngirtje e theksuar e temperaturave në Kroaci, dhe Bosnë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Shqipëri si dhe në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi. Në Kosovë pak më freskët por prapëseprapë mbetet mjaft nxehtë dhe me vlera të larta të rrezeve ultravjollcë. Në pjesën e parë të javës pasditeve në disa rajone mund të paraqiten edhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, kurse nga e enjta pritet ngritje e theksuar e temperaturave si pasojë e fuqizimit të masave ajrore me origjinë nga Afrika Veriore.
Pra, kemi hyrë në një periudhë kohore mjaft të nxehtë e cila siç duket do të zgjasë të paktën një javë e ndoshta edhe 10 ditë./Meteoballkan