Javën e ardhshme sipas ecurive aktuale sinoptike Kontinenti evropian pritet të goditet nga një valë mjaft e fortë nxehtësie. kjo valë nxehtësie do të vijë nga Afrika Veriore. Shtetet të cilat do të goditen më së shumti nga kjo valë e fortë nxehtësie janë ; Spanja, Portugalia, Franca, Gjermania, pastaj Zvicra, Belgjika etj.
Është mjaft diskutabile fakti nëse kjo valë nxehtësie do të përfshijë edhe Gadishullin Ballkanik një herë për një herë për shkak të ciklonit të shtresave të larta atmosferike që gjendet mbi rajonin tonë dhe po mbanë atmosferën e paqëndrueshme. Sidoqoftë, deri atëherë ka mjaft kohë dhe gjërat do të jenë më të qarta duke evoluar gjendja sinoptike ditëve të ardhshme dhe ne do tju njoftojmë me kohë për çdo të re./Meteoballkan