Fusha të fuqishme të thata anticiklonike po vazhdojnë të kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe të thatë.
Mëngjeset dhe netët vazhdojnë të jenë ende të ftohta, ndërsa nga nesër temperaturat ditore pritet të shënojnë ngritje të ndjeshme. Ky mot stabil dhe i nxehtë gjatës ditës do të mbretërojë deri të shtunën.
Të shtunën do të kemi depërtimin e një fronti të ftohtë ajror i cili do të kushtëzojë ulje të temperaturave dhe reshje atmosferike, por nuk priten reshje të mëdha. Reshjet pritet të jenë sporadike dhe lokale, pra jo gjithëpërfshirëse. Me uljen e temperaturave në viset kodrinore-malore mund të ketë reshje afatshkurtra bore, ndërsa fjolla afatshkurtra bore mund të paraqiten edhe në disa qytete të Republikës së Kosovës.
Do të jetë ky një front tipik i muajit Mars dhe nuk pritet ndonjë acar i madh siberik, por normalisht do të ketë ngrica të dobëta deri mesatare. Për detaje do të shkruajmë ditëve tjera./Meteoballkan