Në shumë rajone të vendit tonë tani është mjaft nxehtë, ndërsa në disa rajone ka arritur freskia si pasojë e zhvillimit të disa vranësirave të izoluara të cilat sollën edhe reshje apo rrebeshe të izoluara shiu siç është rasti në disa rajone të Vushtrrisë dhe Mitrovicës. Rrebeshet do të zhvillohen edhe orëve të ardhshme dhe do të kenë karakter lokal, kurse në ato rajone ku nuk do të ketë vranësira do të vazhdojë të jetë shumë nxehtë.
Në përgjithësi temperaturat gjatë ditës së sotme janë pak më të freskëta në tërë rajonin, por vazhdon mot i nxehtë dhe i rëndë me përjashtim të disa rajoneve ku do të kenë fatin të përjetojnë freskinë e rrebesheve verore./Meteoballkan