Pothuajse shumica e territorit të Gadishullit Ballkanik vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat po shkaktojnë mot të paqënrueshëm dhe të ndryshueshëm. Në disa rajone ka rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, kurse në shumë rajone ka edhe intervale të gjata kohore me diell.
Çdo rrebesh apo sistem rrebeshesh eventuale është i izoluar dhe nuk kap sipërfaqe shumë të mëdha gjeografike.
Kjo gjendje do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme, posaqërisht nesër, kurse të shtunën pritet të kemi një ditë më stabile dhe të këndshme. Jugu dhe perëndimi i Shqipërisë si dhe lokalisht edhe pjesë tjera vazhdojnë të kenë mot kryesisht stabil dhe pa reshje atmosferike por me vranësira të herëpashershme. Në këto momente rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë ka në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci.
Sipas ecurive aktuale pjesën e parë të fundjavës na pret mot i kënshëm dhe i nxehtë kurse të dielën pritet të kemi shtim të vranësirave posaqërisht në Shqipëri si dhe vende- vende reshje shiu. Të hënën priten reshje të fuqishme lokale shiu në tërë rajonin, ndërsa vende-vende priten edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan