Ciklonet mesdhetare kanë shkaktuar destabilizim të fuqishëm të motit që nga Shqipëria e deri në Slloveni. Goditja më e fuqishme ciklonike ka qenë në bregdet, pastaj në Itali, Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni, por edhe në rajonet tjera. Mbrëmë pati reshje shiu edhe në Kosovë, kurse krahasuar me reshjet në rajon, Kosova përsëri ka deficit të reshjeve.
Stuhi intensive dhe shtrëngata të cilat shkaktuan edhe dallgë të mëdha dhe vërshime kanë goditur Kroacinë dhe Italinë dhe këto kushte sinoptike po vazhdojnë edhe sot sidomos në Adriatikun verior ku kemi vorbullën e fuqishme ciklonike (foto). Në Kosovë dhe Shqipëri në pasdite dhe në mbrëmje pritet qetësim gradual i erërave por reshjet lokale do të vazhdojnë sidomos në disa vise të Shqipërisë.
Nesër pritet mot pak më i qetë por me riga lokale shiu/Meteoballkan