Masa mjaft të ngrohta ajrore me oirgjinë nga Afrika Veriore kanë përfshirë rajonin tonë dhe Gadishullin Ballkanik në përgjithësi. Temperaturat më të larta sot kanë arritur deri në 33 gradë Celsius në Bosnjë dhe Hercegovinë. 32 janë regjistruar në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Serbi, ndërsa në Kosovë 31 gradë Celsius.
Prishtina dhe Gjilani regjistruan temperaturen 30 gradë Celsius.
Edhe ditëve të ardHshme do të vazhdojë të dominojë ajri mjaft i nxehtë nga Afrika Veriore, ndërsa për fundjavë priten ulje të temperaturave dhe lokalisht edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat nuk pritet të pësojnë ulje të mëdha, por frontet e ftohta nga veriperëndimi do ta bëjnë të veten dhe nganjëherë do të na kujtojnë se së shpejti do të hymë në vjeshtën kalendarike./Meteoballkan