Sot ka qenë një ditë e ftohtë në rajonin tonë dhe kjo për shkak të depërtimit të masave ajrore të ftohta nga veriu, pra erërave veriore. Në disa vise kodrinore – malore kishte edhe reshje bore. Gjatë natës dhe nesër erërat veriore do të pushojnë dhe do të fillojnë përsëri të fryjnë nga jugu dhe kjo do të kushtëzojë ngritjen graduale të temperaturave. Gjithashtu nesër në mëngjes në disa lugina mund të ketë edhe mjegull dhe do të jetë ftohtë. Në ato rajone ku mjegulla do të arrijë të rezistojë tërë ditën do të jetë më ftohtë dhe nuk do të ndjehet ngritja e temperaturave, kurse ditën e premte do të ketë fuqizim të erërave jugore, jugperëndimore dhe juglindore sidomos në fund të ditës dhe natën kur priten edhe reshje lokale shiu, intensive në Shqipëri./Meteoballkan