Qyteti i Tetovës është përballur sonte me vërshime të mëdha e me ujëra të rrëmbyeshëm.
Pamjet e publikuara nga Portalb tregojnë për gjendje të rëndë në qytet.
Këto janë pamjet:
Maqedonia Veriore edhe sot e deri në fund të kësaj jave pritet të ketë stuhi dhe rrebeshe të reja, disa prej tyre mjaft të fuqishme me reshje intensive dhe të rrëmbyeshme.
Nuk do të jenë imun nga këto fenomene as territori i Shqipërisë dhe Kosovës, por në Shqipëri dhe Kosove reshjet pritet të jenë më të lokalizuara dhe ndoshta më pak intensive./MeteoBallkan