Gjatë ditës së sotme, pamjet e një avionic i cili dështoi të ulej në pistën e aeroportit në Britani, ka sjellë momente frike për pasagjerët në bordin e një avioni të British Airways, i nisur nga Abuja, në Nigeri dhe i drejtuar në Londër, në Britaninë e Madhe.
Për shkak të stuhisë Ciara, avioni, ka dështuar në uljen në pistë në aeroportin e Heathrow, në Londër.
Mjeti preku pistën, por pa arritur të kompletojë uljen. Piloti është detyruar të marrë sërish kuotë dhe- siç referojnë mediat lokale- në një tentativë të dytë ka arritur të ulet.
Stuhia Ciara, që ka goditur Europën ka sjellë probleme në qarkullim ajror dhe atë hekurudhor.
© SYRI.net