Ashtu siç kemi paralajmëtuar sot po mban mot me diell dhe mjaft i nxehtë, me temperatura verore në shumicën e territoreve të rajonit tonë.
Gjithashtu po mbretëron mot i kthjellët, por me tendenca të shtimit të vranësirave nga jugperëndimi siç shihet edhe në imazhin satelitor. Kjo vjen si pasojë e rrymimeve të forta ajrore nga jugperëndimi gjegjësisht nga Afrika Veriore në drejtim të Evropës juglindore.
Rrymimet e fuqishme ajrore nga jugperëndimi ditëve të ardhshme, përpos ngritjes së theksuar të temperaturave dhe disa vranësirave do të kushtëzojnë edhe depërtimin e grimcave ajrore të përziera me pluhur nga Shkretëtira e Saharasë në Afriken Veriore dhe në këtë mënyrë kthjelltësia që po e shohim sot do të zbehet ditëve të ardhshme./Meteoballkan