• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Vit rekord i rendimenteve të grurit, më e larta në 10 vitet e fundit

Vit rekord i rendimenteve të grurit, më e larta në 10 vitet e fundit

29/08/2020 | 17:56
Punimet e domosdoshme – Këto janë vendet që do të mbesin pa energji elektrike sot

KEDS tregon për punime në rrjetin elektrik në rajonin e Prishtinës nesër, e diele!

30/05/2026 | 23:28
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.09.2025.) E Mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (31.05.2026.) e diele!

30/05/2026 | 23:17
Çka është fenomeni i rrallë Manhattanhenge që magjeps New Yorkun?

Çka është fenomeni i rrallë Manhattanhenge që magjeps New Yorkun?

30/05/2026 | 16:00
Pse Evropa po ngrohet me shpejtësi dyfish më të lartë se mesatarja globale?

Pse Evropa po ngrohet me shpejtësi dyfish më të lartë se mesatarja globale?

30/05/2026 | 11:17
El Ninjo mund të arrijë që në muajin maj – çfarë do të thotë kjo për verën në Ballkan?

Për tri ditë nafta në Kosovë do të shitet me çmim të njëjtë

30/05/2026 | 10:42
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.05.2023.) E Martë

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

30/05/2026 | 10:13
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Njoftimi i KEDS: punimet në rrjet nesër, e shtunë!

29/05/2026 | 22:33
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.05.2026.) e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.05.2026.) e shtunë

29/05/2026 | 22:25
Çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot, lirohet nafta

29/05/2026 | 08:57
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e premte

29/05/2026 | 08:34
KEDS njofton për ndërprerje,  deri në 7 orë pa rrymë në këto vende

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten, 29 Maj!

28/05/2026 | 23:16
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.04.2024.) E Shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vijim! (29.05.2026.) e Premte

28/05/2026 | 23:12
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Vit rekord i rendimenteve të grurit, më e larta në 10 vitet e fundit

Vit rekord i rendimenteve të grurit, më e larta në 10 vitet e fundit

29/08/2020 | 17:56
739
SHARES
2.1k
VIEWS
Shpërndaje

Fermeri Shaqir Sallahu, nga komuna e Ferizajt, ka pasur të kultivuar mbi 100 hektarë tokë më kulturën e grurit. Ai tregon se gjatë këtij viti cilësia dhe sasia e grurit ka qenë në nivel të kënaqshëm. Për një hektar sipërfaqe, Sallahu, thotë se ka grumbulluar mbi 5,500 kilogram grurë.

“Ne kemi përfunduar korrje-shirjet dhe jemi të kënaqur gjatë këtij viti. Unë jetoj nga kjo punë dhe nuk kam të ardhura të tjera,” tha Sallahu.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, pohojnë se cilësia dhe sasia e rendimenteve të grurit gjatë këtij sezoni pritet te jetë më e larta krahasuar në dhjetë vitet e fundit.

Fushata e korrje- shirjeve të kësaj kulture bujqësore, sipas tyre, tashmë ka përfunduar në mbi 99 për qind të sipërfaqeve të kultivuara në gjithë territorin e Kosovës dhe zë përqindjen më të madhe të tokës me rreth 65 mijë hektarë.

Isuf Cikaqi, drejtor në Departamentin për Politika Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në bazë të të dhënave preliminare, sasia e prodhimit të grurit paraqitet rekord gjatë kësaj sezone, pasi deri në 4,700 kilogramë grurë janë siguruar për hektarë.

“Në raport më vitet tjera, do të jetë vit rekord i rendimentit, do të jetë nga 4,600 deri në 4,700 kilogramë për hektarë. Po them vit rekord, për arsye se në vitin 2011 ka qenë viti rekord i grurit kur janë siguruar 4,600 kilogramë për hektarë,” tha Cikaqi.

Bazuar në sipërfaqen e kultivuar me grurë dhe rendimentet mesatare, sipas të dhënave preliminare, Cikaqi thotë se sivjet Kosova do t’i plotësojë mbi 70 për qind të nevojave të popullatës me ushqim.

Por, shifra krejt tjera japin në Federatën Sindikale të Bujqve të Kosovës.

Tahir Tahiri, kryetar i kësaj Federate, shprehet se janë të kënaqur më cilësinë e grurit gjatë këtij viti, por jo më sipërfaqen e mbjell. Pavarësisht kësaj, ai tha se Kosova nuk arrin as 40 për qind të plotësojë nevojat për ushqim nga rendimentet e grurit.

“Edhe sivjet kemi pasur sipërfaqe të vogla të tokës se mbjell më grurë, kanë qenë mbi 40 mijë hektarë. Kështu që prapë jemi të varur nga importi për rreth 60 për qind të nevojave të popullatës që i duhet Kosovës,” tha Tahiri.

Sidoqoftë, në cilësinë dhe sasinë e rendimenteve të grurit, Cikaqi thotë se përveç kushteve të favorshme klimatike, kanë ndikuar edhe masat e marra nga qeveria më 13 mars për parandalimin e pandemisë, ku një ndër masat ishte edhe kufizimi i lëvizjes për qytetarët.

“Kushtet klimatike kanë qenë shumë të favorshme, ka pas reshje në momentet ideale kur iu është nevojitur bimëve. Mirëpo, sipas një analize që kemi bërë, edhe kujdesi i fermerëve për të zbatuar masat agroteknike, sidomos plehërimit dhe mbrojtjen e drithërave nga sëmundjet kanë qenë më ne nivel, për arsye se në atë kohë ka qenë pandemia dhe kryesisht për njerëzit ka qenë e kufizuar lëvizja dhe fokusi ka qenë rreth punës në kopshte dhe pronat e tyre,” thekson Cikaqi.

Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë nevojat për këtë produkt për kokë banori janë 205 kilogramë, që i bie se në Kosovë duhet të harxhohen 410 mijë tonë grurë.

Por, sipas një raporti të publikuar gjatë këtij muaji nga Ministria e Bujqësisë, të quajtur “Kultivimi i Grurit dhe Misrit në Kosovë 1939-2019, thuhet se gjatë vitit të kaluar sipërfaqja e kultivuar me grurë ka qenë rreth 80 mijë hektarë, kurse prodhimi nga këto sipërfaqe ishte 285 mijë tonë grurë.

Pavarësisht kësaj, Kosova vazhdon të importojë sasi të mëdha të grurit dhe miellit nga vende të ndryshme të rajonit. Vetëm gjatë vitit të kaluar, importi i grurit kishte sasi prej 120 mijë tonë më një vlerë prej 24 milionë euro

Related Posts

Punimet e domosdoshme – Këto janë vendet që do të mbesin pa energji elektrike sot
Kosovë

KEDS tregon për punime në rrjetin elektrik në rajonin e Prishtinës nesër, e diele!

30/05/2026 | 23:28
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.09.2025.) E Mërkurë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (31.05.2026.) e diele!

30/05/2026 | 23:17
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.05.2023.) E Martë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

30/05/2026 | 10:13
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲