Viti 2018 do të jetë më i nxehti në historinë në 252 vjite në Austri, tha të enjten Instituti Qendror për Meteorologjinë dhe Gjeodinamikën (ZAMG).
Analizat paraprake të përafërsisht 270 stacioneve të motit dhe shumë analiza të klimës në të gjithë vendin tregojnë këtë vit se do të jetë 1.8 gradë Celsius më ngrohtë se mesatarja afatgjatë, njoftoi instituti, përcjell MeteoBalkan.
Viti 2014 aktualisht mban rekordin me 1.7 gradë më ngrohtë se mesatarja, pasuar nga viti 2015 me 1.4 gradë i ngrohtë, u tha në njoftim.
Viti ishte shumë i ngrohtë, ku gjashtë muaj të veçantë renditen në 10 muajt më të ngrohtë, tha meteorologu Alexander Orlik i institutit.
Numri i “ditëve të verës”, me temperatura maksimale prej 25 gradë ose më shumë, ishte kryesisht dyfishi i një viti mesatar, me shumë rajone në vend duke thyer këtë rekord.
Numri i orëve të diellit ishte gjithashtu 11 për qind më i lartë se mesatarja, duke e vënë atë në top 10-she që kur matjet filluan të regjistroheshin në vitin 1925.
Ishte gjithashtu një vit i thatë dhe disa rajone më të gjera në vend panë 20 deri në 40 përqind më pak reshje sesa mesatarja.