Gjatë ditës së nesërme nga Atlantiku në drejtim të Francës dhe Gjermanisë do të kemi depërtimin e një vorbulle ciklonik e cila do të shkaktojë reshje të dendura shiu në Gjermaninë qendore dhe jugore, shumë pjesë të Francës, pastaj në Zvicër, Italinë veriore, kurse të dielën pikërisht kjo masë ajrore jostabile do të rrugëtojë në drejtim të Italisë, ku në pjesët qendrore të Italisë do të krijohet edhe qendra më e re ciklonike e cila do të shkaktojë reshje të fuqishme në rajonin tonë.
Në viset kodrinore-malore në Gjermani, Zvicër, Itali dhe Francë nesër pritet ulje e ndjeshme e temperaturave dhe mund të ketë edhe reshje bore. Reshjet e borës mund të paraqiten përsëri edhe në lartësi më të ulëta mbidetare. Pas kalimit të masës ajrore ciklonike nga Evropa perëndimore në drejtim të Italisë qendrore dhe Detit Adriatik, në mes të Britanisë së Madhe dhe Skandinavisë do të krijohet një anticiklon mjaft i fuqishëm i cili do të stabilizojë motin në shumë pjesë të Evropes perëndimore, por pikërisht ky anticiklon do të ndikojë që masat ajrore të lagshta dhe jostabile ciklonike të përqëndrohen më gjatë mbi Gadishullin Ballkanik dhe Evropen lindore.