Mund ta vëreni në imazhin satelitor se si vranësirat janë kanë përfshirë tërë rajonin me përjashtim të disa rajoneve në Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni ku ka intervale kohore me diell.
Mund të shihni vranësirat e dendura që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia etj. Vende-vende ka edhe reshje shiu, ndërsa tek ne është thatë. Vetëm në jug të Shqipërisë ka rrebeshe shiu.
Gjatë dites dhe nates në Shqipëri priten reshje apo rrebeshe lokale shiu, në bregdet edhe me vetëtima dhe bubullimë, por reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse. Në Kosovë reshje të pakta apo riga të dobëta lokale.
Nesër në tërë rajonin pritet mot i vranët, me ndonjë rigë shiu dhe më i ftohtë se sot./Meteoballkan