Cikloni nga Italia po depërton në rajonin tonë dhe kjo tashmë po shihet me anë vranësirave të shumta që kanë depërtuar tek ne. Vende-vende ka edhe reshje shiu, më intensive për momentin në Mal të Zi. Gjatë 24 orëve të ardhshme në shumë rajone në Shqipëri veçanërisht në viset bregdetare, në veri, veriperëndim dhe qendër, lokalisht në viset tjera priten rrebeshe intensive të herëpashershme shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në Shqipëri nga rrebeshet e fuqishme të shiut do të preken edhe zonat e goditura nga tërmeti.
Reshje shiu herë pas here intensive priten edhe në Kosovë, me mundësi edhe për rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë. Reshje më të shumta priten në perëndim dhe veriperëndim të Kosovës. Reshje të herëpashershme shiu dhe rrebeshe lokale gjatë 24 orëve të ardhshme priten edhe në Maqedoninë Veriore./Meteoballkan
Image: Sat24.com