Është zbuluar edhe një shpellë shekullore në Kosovë. Kjo falë zgjerimit që po i bëhet rrugës Prizren – Dragash.
Ndërsa po bëheshin gërmimet e një terreni guror në afërsi të fshatit Zhur, punëtorët kanë hasur në një të qarë, që më vonë doli të jetë një shpellë e vjetër.
Në një video të publikuar nga mediat shihet shpella me karakteristika të veçanta.
Banorët e zonës kanë kërkuar nga institucionet gjegjëse që ky zbulim të trajtohet me kujdes dhe të mos dëmtohet.