Zjarre të mëdha kanë përfshirë dje Ishullin grek Zakynthos të cilat u përhapën me ndihmen e erërave të fuqishme.
Autoritetet greke njoftuan se erërat nuk do të pushojnë deri të martën dhe për këtë arsye kanë shprehur shqetësimin e tyre se zjarren mund të përhapen edhe më shumë. Deri më tani nuk ka raporte për ndonjë të lënduar.
“Zjarri është shumë afër shtëpive dhe deri më tani janë evakuuar të paktën 300 fshatar dhe turistë të zonës” njofton Reuters.
Ishulli Zakynthos shtrihet rreth 300 km. në perëndim të Athines.
Të paktën 100 zjarrfikës janë duke luftuar me flakët të ndihmuar edhe nga ajri me katër aeroplanë dhe dy helikopterë./Meteoballkan