Shirat monsunike janë shira periodike që fillojnë afërisht me 1 Qershor dhe përfundojnë afërsisht në fund të Shtatorit. Të ashtuquajturat monsunet jugperëndimore këtë vit kanë shkaktuar shumë viktima në Indi për shkak të ekstremiteteve të tyre.
Autoritet indiane kanë njoftuar se këtë vit nga shirat monsunike në Indi kanë humbur jetën të paktën 1422 persona. Reshjet ekstreme, vërshimet, rrëshqitjet e dheut, goditjet e rrufesë, të gjitha këto karakteristika të shirave apo shtrëngatave të fuqishme që lidhen me monsunet.
Pas disa muajve reshje intensive pason periudha e thatësisë dhe kjo vjen si pasojë e ndryshimit të drejtimit së erërave nga toka në drejtim të Oqeanit./Meteoballkan