Zëvendësministri në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Mevlud Sinani ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Medvegjë.
Kjo është vizita e parë e ndonjë zëvendësministri të Qeverisë së Kosovës në komunën e Medvegjës.
Sinani, fillimisht ai ka vizituar zyrën e Këshillit Nacional Shqiptar në Medvegjë, ku takoi asamblesistët komunal e përfaqësuesit e KNSH-së në Medvegjë. Më pas ka vazhduar vizitën në shkollën e vetme shqipe ku administrohet tërësisht nga shqiptarët Shkollën Fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë ku ka takuar drejtuesit e shkollës, kolektivin dhe nxënësit e kësaj shkolle.
Gjatë vizitës së tij,Sinani në margjinat e Takimeve të Vendlindjes në Tupallë ka takuar edhe kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar, Nevzad Lutfiu si dhe ambasadorin e Kosovës në Serbi, Jetish Jashari.
Gjatë këtyre takimeve Sinani ka njoftuar për projektet e Qeverisë së Republikës së Kosovës që do të implementohen në Medvegjë dhe Luginë në përgjithësi.
Gjatë kësaj vizitë, e para e këtij lloji Sinani ka takuar shumë shqiptarë të kësaj komune. Ky është një mesazh i fuqishëm se shqiptarët e Medvegjës nuk janë vetëm.