Portugalia ditëve të fundit është përfshirë nga zjarre masive dhe destruktive pyjore të cilat kanë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në disa rajone duke djegur edhe shtëpi banuese.
Ekipet e shpëtimit ka disa ditë që po luftojnë me zjarret shkatërruese të cilat janë ndezur dhe përhapur si pasojë e temperaturave të larta dhe erërave të thata.
Portugalia ditëve të ardhshme (këtu veç ka filluar) do të goditet nga vala më e re nxehtësisë e cila nga Spanja do të depërtojë në drejtim të Evropës perëndimore gjatë mesjavës, dhe Evropës veriore në fundjavë. Vala më e re e nxehtësisë afrikane pritet të arrijë rekorde të reja të temperaturave të larta në disa pjesë të Evropës./Meteoballkan