Edhe pse në shumicën e shteteve perëndimore është mjaft nxehtë fokusi ynë është në rajonet ku nxehtësia është ekstreme dhe tani për momentin nxehtësia ekstreme po depërton nga Franca në drejtim të Gjermanisë perëndimore dhe shteteve të Beneluksit, kurse temperaturat janë ngritur mjaft edhe në pjesën jugore dhe lindore të Britanisë së Madhe.
Duke patur parasysh lagështinë e ajrit që mbretëron në ato shtete afër Oqeanit Atlantik mund të imagjinojmë se sa e rëndë është nxehtësia, megjithatë përmirësimet dhe vetëdijësimi i popullates në paralajmërimet meteorologjike kanë bërë që të mos ketë pasoja të mëdha.
Të kujtojmë se vala vdekjeprurëse e nxehtësisë në Evropë e vitit 2003 pati shkaktuar vdekjen e dhjetra-mijëra njerëzve, për shkak se atëherë autoritetet dhe qytetarët nuk i patën marë seriozisht paralajmërimet meteorologjike./Meteoballkan