Gjatë ditës së sotme moti ishte kryesisht stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira “Cumulus” të cilat paralajmërojnë përmirësimin e motit.
Mbi rajon kanë depërtuar masa ajrore të thata anticiklonike të cilat do të fuqizohen ditëve të ardhshme duke larguar përfundimisht vranësirat e shiut nga rajoni ynë. Gjithashtu priten edhe ngritje të temperaturave.
Pra, na pret një periudhë kohore me verë të vërtetë dhe pa reshje atmosferike. Rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë në disa rajone kryesisht kodrinore-malore të Kosovës mund të ketë të mërkurën pasdite vonë dhe të premten./Meteoballkan