Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite në disa rajone kryesisht kodrinore-malore priten zhvillime të vranësirave të cilat mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pjesa më e madhe e vendit do të mbetet pa reshje dhe me nxehtësi tropikale. Fronti i dobësuar i ftohtë ajror do të ndjehet në disa rajone duke ulur temperaturat pak, por në shumë rajone nuk do të ndjehet fare.
Nesër në tërë rajonin pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite në disa rajone kryesisht kodrinore-malore mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Nga e shtuna përsëri mot tërësisht i kthjellët dhe me diell, me ngritje të mëtutjeshme të temperaturave të cilat në fillim të javës së ardhshme mund të prekin dhe të tejkalojnë 40 gradë celsius.
Ulje graduale të temperaturave mund të kemi nga e mërkura ose e enjta dhe kjo vlenë kryesisht për viset kontinentale./Meteoballkan