Përderisa Evropa në përgjithësi (me përjashtim të viseve malore) po përjeton një fillim-dimër kryesisht të butë, në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikes ky dimër ka filluar mjaft i ashpër dhe po vazhdon me ritëm të njëjtë me tendenca të ashpërsimit të mëtutjeshëm.
Në Duluth – Minesota të Amerikës bora ka arritur trashësinë deri në 1 metër dhe kjo mund të shihet edhe nga fotografitë që vijnë nga rrjetet sociale.

















