Sonte gjatë natës në tërë rajonin priten reshje shiu, vende-vende intensive.
Nesër në Kosovë do të mbajë mot tërësisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat do të shënojnë ulje, ndërsa në viset kodrinore-malore do të ketë edhe reshje bore.
Në Shqipëri nesër do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, megjithatë gjatë ditës pritet që reshjet të ndërpriten dhe të ketë edhe intervale kohore me diell.
Në Maqedoninë Veriore nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, kurse në Mal të Zi përpos reshjeve të shiut do të ketë edhe reshje bore veçanërisht në viset kodrinore-malore.
Pasnesër në tërë rajonin pritet stabilizim afatshkurtër i motit. Do të ketë intervale kohore me diell dhe vranësira si dhe ngritje graduale të temperaturave.
Të premtën do të kemi mot të ngrohtë, por do të kemi fuqizim të sërishëm të erërave jugore dhe vonë në mbrëmje priten edhe reshje të reja shiu, intensive në Shqipëri. Të shtunën na pret mot i vranët dhe me reshje shiu në tërë rajonin./Meteoballkan