Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Zagrebin e Kroacisë. Kroatët janë zgjuar para orës 6.30 të kësaj të diele nga dridhet agresive të tërmetit. Ishte aq e fuqishme goditja e tërmetit saqë shumë njerëz kanë ikur nga ndërtesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë gjysmë të zhveshur.
Energjia në disa pjesë të qytetit pjesërisht është ndërprerë. Nëpër rrugë, pjesë betoni e tullash që janë shkëputur nga ndërtesat mund të shihen në tokë. Nëpër disa pjesë të Zagrebit, aë të mëdha kanë qenë këto copëza, saqë kanë shkatërruar edhe veturat, shkruan MeteoBallkan.
Një prej katedraleve më të njohura të Zagrebit, është dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme. Po ashtu, ka pasur edhe disa goditje të reja pas goditjes kryesore.
Mediat kroate kanë raportuar se fuqia e tërmetit të parë ka qenë të paktën 5.3 ballë të Rihterit, 5.0 ka qenë fuqia e goditjes së dytë, dhe mund të jetë ndjerë edhe në Bosnjë Hercegovinë, Hungari, Slloveni dhe Austri.
Sipas mediave vendore, ky është tërmeti me i fortë që e ka goditur vendin për sa mbahet mend. /MeteoBallkan