Neser ne Kosove do te mbaje mot kryesisht i vranet dhe me i frekset. Do te filloj ulja e temperaturave si rezultat i depertimit te masave te ftohta ajrore nga veriu i Kontinentit. Mund te kete edhe riga lokale shiu, kurse pasdite vone ose ne mbremje reshjet e shiut do te perfshijne tere territorin e Republikes se Kosoves.
Ne Shqiperi, Maqedonine Veriore dhe Mal te Zi neser do te mbaje mot kryesisht i vranet dhe me i fresket se ditete paraprake. Gjate dites do te fillojne edhe reshjet e shiut te cilat do te jene mjaft te mireseardhura.
Pasneser ne tere rajonin do te kemi mot teresisht te vranet dhe me reshje shiu. Reshjet te dendura shiu here pas here priten ne Kosove dhe disa pjese te Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut.
Te merkuren ne Kosove pritet te kemi mot te vranet dhe te ftohte. Mund te kete ende reshje lokale shiu, kurse ne Shqiperi priten reshje intensive shiu si dhe mundesi per rrebeshe lokale shiu me vetetima dhe bubullime.
Nga e enjta do te kete stabilizim gradual te motit por do te mbetet mot i fresket. Perpos vranesirave kalimare do te kete ngritje graduale te temperaturave dhe intervale te gjata kohore me diell./Meteoballkan