• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Vitia: Nga 4 maji qytetarët mund të kenë të drejtë të qarkullojnë 3 orë në ditë

Vitia: Nga 4 maji qytetarët mund të kenë të drejtë të qarkullojnë 3 orë në ditë

28/04/2020 | 21:57
ZRRE-ja merr vendim, rryma shtrenjtohet për 16 përqind

KOSTT-i njofton se pati reduktime të rrymës në dy rajone, shkaku i mbingarkesës

21/12/2025 | 20:09
Parashikimi i motit për sot – e martë

Parashikimi i motit për sot – e diel

21/12/2025 | 09:16
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.12.2025.) E Enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.12.2025.) E Diele

20/12/2025 | 23:47
Reshjet e borës mbulojnë zonat malore të Arabisë Saudite

Reshjet e borës mbulojnë zonat malore të Arabisë Saudite

20/12/2025 | 16:21
Ndryshimi gradual i gjendjes sinoptike, njëherë shi!

Ndryshimi gradual i gjendjes sinoptike, njëherë shi!

20/12/2025 | 12:27
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

20/12/2025 | 09:39
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjet të shtunën sipas njoftimit të KEDS!

19/12/2025 | 23:15
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (13.12.2025.) e Shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (20.12.2025.) E shtunë

19/12/2025 | 22:58
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e premte

19/12/2025 | 07:41
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të energjisë të premten, 19 Dhjetor!

18/12/2025 | 23:43
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (11.12.2025.) E Enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (19.12.2025.) e premte

18/12/2025 | 23:39
ZRRE-ja merr vendim, rryma shtrenjtohet për 16 përqind

KOSTT kërkon nga qytetarët të ulet konsumi, paralajmëron reduktime

18/12/2025 | 19:31
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Vitia: Nga 4 maji qytetarët mund të kenë të drejtë të qarkullojnë 3 orë në ditë

Vitia: Nga 4 maji qytetarët mund të kenë të drejtë të qarkullojnë 3 orë në ditë

28/04/2020 | 21:57
1.2k
SHARES
2.1k
VIEWS
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se zbutja e masave që do të fillojë më 4 maj do të vazhdojë të ndahet në faza, por krejtësisht varet nga situata epidemiologjike në vend.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se kufizimi i lëvizjes do të ndryshojë me zbutjen e masave.

Vitia tha se po planifikohet të lejohet qarkullimi dy herë në ditë nga 90 minuta.

“Edhe lirimin e masave ne jemi detyruar ta bëjmë në disa etapa. Koha kur do të dalin nuk do të jetë shumë më e gjatë se që është tani. Është duke u diskutuar. Po mendojmë të jetë dy herë nga 90 minuta. Do të mund të dalin nga dy herë në ditë. Nuk do të ketë më rotacion. Do të caktohet orari dhe do të vlejë për dy javë”, ka deklaruar Vitia në Klan Kosova.

Ai theksoi se nuk do të ketë normalitet si jemi mësuar më heret, sepse sipas tij virusi do të jetë me ne edhe për një kohë të gjatë, me muaj e ndoshta edhe vite derisa të zbulohet një vaksinë.

Ai tha se edhe kur të bëhet zbutja e masave, për disa muaj të tërë qytetarët duhet të mësohen të jetojnë në një realitet të ri – së bashku me virusin, njofton Klan Kosova.

“Ka disa ditë që kurba është duke lëvizur teposhtë dhe përqindja ditore ka shënuar rënie. Por, pavarësisht kësaj është vështirë të thuhet se është koha që ka filluar përmirësimi. Shpresoj që do të vazhdojë kjo ulje dhe më 4 maj do të fillojmë me zbutjen e masave të vendosura”.

“Edhe lirimin e masave jemi detyruar ta bëjmë në disa etapa. Në fillim edhe liria e lëvizjes e qytetarëve, pra koha kur do të dalin nuk do të jetë shumë më e gjerë ngase është tani. Ne mund të dyfishojmë orën e lëvizjes nga 1 orë e 30 minuta sa është tani”.

“Kjo është duke u diskutuar dhe mendojmë që ta bëjmë dy herë nga 90 minuta dhe njëra të bëhet nga ora 10 deri më 16 për shërbimet e nevojshme.

Do të kenë mundësitë të dalin dy herë në ditë, ku njëra nga herët do të jetë në këtë orar dhe për këtë arsye nuk do të ketë rotacion”.

Vitia në Rubikon tha se gjatë periudhës së fazës së parë që është nga 4 maj deri më 18 maj krahas lehtësimit të masave janë edhe protokollet tash e tutje, veçanërisht për bizneset që do të hapen.

“Disa biznese që ndikojnë drejtëpërdrejt te jeta e qytetarëve siç është ndërtimtaria, por edhe aty do të ketë shumë protokolle që tashmë janë hartuar. Sipas tyre distanca fizike dhe masakat do të jenë të obligueshme”.

“14 ditë është periudha e inkubacionit, para fundit të kësaj IKPSHK del me një analizë për situatën epidemiologjike dhe në bazë të saj merren vendimet për fazën e ardhshme”.

Vitia tha se qytetarët në masë të madhe kanë respektuar masat, prandaj edhe ka sukses në trajtimin e pandemisë.

Vitia tha se në vendosjen e këtyre masave pati edhe vështirësi duke treguar se Ministria e tij ishte në mesin e asaj të Ekonomisë dhe të Financave ku është dashur të vendoset për dhënien e prioritetit shëndetit publik apo shëndetit të ekonomisë.

“Në fillim ka pasë një përplasje në kuptimin se a shëndeti i qytetarëve dhe i ekonomisë. Kam gjetur një mirëkuptim të jashtë në dy ministritë përkatëse dhe u vendosen ato masa. Zbutjen e këtyre masave do të bëjmë sërish bashkë me këto ministri”.

“Masat parandaluese në vendet e punës janë vendosur dhe do të ketë rikthim, por me protokolle të reja. Duhet të sigurohemi që të mos ketë transmetim nga një pjesë në tjetrën. Nëse nuk ndërmerret asnjë masë rritja eksponenciale është e pashmangshme. Deri tash një pacient ka infektuar deri në 3.5 pacientë të tjera, ndërsa sipas studimeve të fundit një mund të infektojë deri në 6. Pra, rritja është nga 6 në 36 e me radhë. Kjo është rritje e eksponaciale dhe është e pamundshme të menaxhohet, sidomos me sistemin shëndetësor që kemi”.


Related Posts

ZRRE-ja merr vendim, rryma shtrenjtohet për 16 përqind
Lajme

KOSTT-i njofton se pati reduktime të rrymës në dy rajone, shkaku i mbingarkesës

21/12/2025 | 20:09
Parashikimi i motit për sot – e martë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e diel

21/12/2025 | 09:16
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.12.2025.) E Enjte
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.12.2025.) E Diele

20/12/2025 | 23:47
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲