Kryeministri në detyrë Albin Kurti, theksoi se me nisjen e fazës së dytë duhet të ngritët edhe më shumë niveli i vetëdijes së qytetarëve.
Kësisoj, Kurti ka njoftuar se në fazën e dytë më 18 maj, do të shtohet edhe nga 1 orë në lëvizjen e qytetarëve.
“Faza e dytë nënkupton hapjen e ekonomisë e numër të shtuar të qytetarëve. Nga e hëna hapen këto biznese, floktarët e sallonet e ondulimit, stomatologët, tregtarët me pakicë e tregu i gjelbër, gastronomia (take-away), transporti urban e ndër-urban me leje, si dhe hapja e galerive dhe muzeve. Por meqenëse rreziku s’ka kaluar, edhe në fazën e dytë do të ketë kufizim të lëvizjeve por do të shtohet një orë. 2 herë në ditë nga 2 orë, sipas shifrës së fundit të kartës së identitetit, njoftoi Kurti, raporton KOHA.