Një fotograf në Vjenë, Austri kapi një ketër të vogël të ndalur për të nuhatur lulet. Dick van Duijn, 34 vjeç, nga Hollanda kaloi gati dy orë dhe bëri gati 500 foto para se të kapte këtë moment të vecantë ur ketri u përkul, duke mbërthyer lulen, dhe madje dukej se po i jepte një përqafim.
Ai e përshkroi foton me titullin “Erë si Verë”. Në foto, ju mund të shihni ketrin teksa mbyll sytë ndërsa në dukje thith aromën e lules. Disa çaste më vonë, brejtësi u përkul për një kafshim të shijshëm, tha fotografi. Ai tha:
«Ky ketër kureshtar tokësor filloi të nuhasë dhe ta shijojë lulen. Unë isha vërtet i lumtur pasi kapa një foto si kjo. Unë shkova në Austri veçanërisht për të fotografuar ketrat tokësore. Ishte e mrekullueshme të dëshmosh këtë, dhe shumë kënaqshme.”