Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Mund të ketë edhe vranësira kalimtare, ndërsa shumë rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 27 deri në 30 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë nesër pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Do të jetë ditë e këndshme dhe nxehtë verore.
Ditëve të ardshme priten alternime mes vranësirave dhe intervale të gjata kohore me diell. Temperaturat mbesin mjaft të larta.
Nga e premta do të shtohen gjasat për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në Mal të Zi, veri/veriperëndim të Shqipërisë dhe disa rajone kodrinore-malore në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, ndërsa të shtunën priten rrebeshe lokale shiu në tërë rajonin./Meteoballkan