• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Paqësori po ngrohet me shpejtësi, një nga El Niño-t më të fortë në histori mund të zhvillohet këtë vit

Paqësori po ngrohet me shpejtësi, një nga El Niño-t më të fortë në histori mund të zhvillohet këtë vit

16/05/2026 | 16:10
Publikohen çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot

16/05/2026 | 09:06
Parashikimi i motit për sot – e shtunë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

16/05/2026 | 08:46
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për orarin e punimeve në rrjet të shtunën!

15/05/2026 | 23:27
Gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë kur ka vetëtima

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.05.2026.) e shtunë

15/05/2026 | 22:41
Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje vjen në Ballkan!

Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje vjen në Ballkan!

15/05/2026 | 15:45
Ballkani nën rrezikun e stuhive dhe motit ekstrem, gjatë fundjavës

Ballkani nën rrezikun e stuhive dhe motit ekstrem, gjatë fundjavës

15/05/2026 | 12:52
Ky është çmimi i naftës për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot

15/05/2026 | 09:39
Lëshohet alarm moti për të gjithë Kroacinë, një stuhi tjetër po vjen

Lëshohet alarm moti për të gjithë Kroacinë, një stuhi tjetër po vjen

15/05/2026 | 08:39
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e premte

15/05/2026 | 08:07
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon për punimet në rrjet nesër, e Premte, 15 Maj!

14/05/2026 | 22:48
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (15.05.2026.) e Premte

14/05/2026 | 22:35
Kupa e Botës 2026 përballet me alarm për temperatura të rrezikshme

Kupa e Botës 2026 përballet me alarm për temperatura të rrezikshme

14/05/2026 | 12:35
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Paqësori po ngrohet me shpejtësi, një nga El Niño-t më të fortë në histori mund të zhvillohet këtë vit

Paqësori po ngrohet me shpejtësi, një nga El Niño-t më të fortë në histori mund të zhvillohet këtë vit

16/05/2026 | 16:10
492
SHARES
1.4k
VIEWS
Shpërndaje

Parashikimet më të reja tregojnë me një siguri të lartë se fenomeni El Niño, i cili po formohet aktualisht në Paqësorin tropikal, mund të shndërrohet në një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë.

Shkencëtarët paralajmërojnë se kjo mund të sjellë thyerje të rekordeve globale të temperaturave, por edhe pasoja të rënda humanitare në shumë vende të botës.

Pjesë të mëdha të Oqeanit Paqësor po ngrohen me ritme të shpejta, ndërsa të dhënat e publikuara këtë javë tregojnë se temperaturat e sipërfaqes së detit kanë arritur tashmë rreth 0.5 gradë Celsius mbi mesataren normale.

Ky konsiderohet një nga treguesit kryesorë që sinjalizon fillimin e fenomenit El Niño, shkruan BBC.

Pritet që fenomeni El Niño të forcohet gjatë muajve në vijim, ndërsa kulmin mund ta arrijë në vjeshtë, duke u shndërruar në një El Niño shumë të fuqishëm, të njohur si “super El Niño”.

Shkencëtarët janë të shqetësuar për ndikimin që ai mund të ketë në motin global, përfshirë mundësinë që viti 2027 të bëhet viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

Administrata Kombëtare Amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën (NOAA) në parashikimin e saj më të fundit njofton se El Niño pritet të nisë brenda një muaji, transmeton Telegrafi.

Sipas saj, ekziston një probabilitet prej dy të tretash që deri në dimrin e ardhshëm fenomeni të bëhet i fortë ose edhe shumë i fortë. Ritmi i ngrohjes së Paqësorit tropikal gjatë javëve të fundit ka qenë jashtëzakonisht i shpejtë.

Nathanial Johnson, meteorolog në NOAA, e ka përshkruar këtë si një “dukuri të rrallë”, nëse vazhdon me këtë ritëm — kalimi nga fenomeni La Niña, që dominonte gjatë dimrit, në një El Niño potencialisht shumë të fuqishëm brenda vetëm një viti.

Edhe Byroja Australiane e Meteorologjisë (BoM) parashikon zhvillimin e El Niños, por përdor kritere më të rrepta për shpalljen e tij. Sipas BoM, temperaturat e sipërfaqes së detit në Paqësorin tropikal duhet të jenë të paktën 0.8 gradë Celsius mbi mesataren, si dhe duhet të regjistrohet ndryshimi i drejtimit të erërave tregtare në pjesën perëndimore të oqeanit. Ky konsiderohet një tregues se ngrohja e oqeanit ka filluar të ndikojë edhe atmosferën.

Çka është “super El Niño”?

Ndërsa fenomeni El Niño zhvillohet në gjithë Paqësorin tropikal, meteorologët po monitorojnë veçanërisht rajonin e njohur si Niño 3.4. Një El Niño i fortë, apo i ashtuquajturi “super El Niño”, shpallet kur mesatarja tremujore e temperaturës së sipërfaqes së detit në atë zonë tejkalon mesataren afatgjatë me më shumë se 1.5 gradë Celsius.

Parashikimet e Qendrës Evropiane për Parashikime Afatmesme të Motit (ECMWF), NOAA-s amerikane dhe Byrosë Australiane të Meteorologjisë (BoM) janë kryesisht në përputhje me njëra-tjetrën.

Në parashikimin më të fundit të ECMWF-së, më shumë se gjysma e modeleve të saj parashikojnë një rritje të temperaturave mbi 2.5 gradë Celsius deri në vjeshtë.

Sipas meteorologut, Nathanial Johnson, çdo vlerë mbi këtë prag do të konsiderohej një “ngjarje me përmasa historike”. Edhe parashikimet e BoM tregojnë me një siguri të lartë mundësinë e zhvillimit të një El Niño shumë të fuqishëm më vonë gjatë këtij viti.

Disa modele klimatike sugjerojnë madje se rritja e temperaturës mund të kalojë 3 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e deritanishëm prej 2.7 gradësh të regjistruar në vitin 1877. Megjithatë, duhet pasur parasysh se në atë periudhë mundësitë e monitorimit ishin shumë të kufizuara, ndaj edhe të dhënat konsiderohen më pak të sigurta.

El Niño i vitit 1877 zgjati rreth 18 muaj dhe shkaktoi pasoja katastrofike në mbarë botën. Ai solli thatësira ekstreme dhe uri në Azi, Brazil dhe Afrikë, duke marrë miliona jetë njerëzish, ndërsa në Peru shkaktoi përmbytje shkatërruese. Super El Niño i fundit ndodhi në vitet 2015-2016, kur anomalitë e temperaturës arritën deri në 2.4 gradë Celsius.

Cilat janë pasojat?

Me rritjen e temperaturave në pjesën lindore të Paqësorit, ndikimi më i madh i El Niños është rritja e temperaturës mesatare globale, zakonisht me rreth 0.2 gradë Celsius.

Liz Stephens, profesore në University of Reading, deklaroi për BBC se “vitin e ardhshëm ka shumë gjasa të përballemi me temperatura rekord në nivel global, sidomos nëse bëhet fjalë për një El Niño shumë të fuqishëm”.

Megjithëse çdo El Niño është i ndryshëm, ekzistojnë disa modele tipike të ndikimit të tij. Përmbytjet janë të zakonshme në veri të Perusë dhe jug të Ekuadorit, por mund të prekin edhe Afrikën Lindore, Azinë Qendrore dhe pjesët jugore të Amerikës së Veriut.

Në anën tjetër, El Niño zakonisht ul aktivitetin e stuhive tropikale në Atlantik. Parashikuesit e motit tashmë paralajmërojnë se sezoni i uraganeve në Atlantik këtë vit mund të jetë më i qetë se zakonisht.

“Edhe pse kjo tingëllon si një lajm i mirë, për Amerikën Qendrore do të thotë shumë më pak reshje dhe mundësi më të mëdha për thatësira”, shpjegoi profesorja Stephens.

Gjithashtu, rritet rreziku për thatësira dhe zjarre pyjore në pjesë të Australisë, Indonezisë dhe veriut të Amerikës së Jugut, duke kërcënuar bujqësinë dhe furnizimin global me ushqim.

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit tashmë po pengon shpërndarjen e plehrave artificiale, ndërsa çmimet e tyre kanë shënuar rritje. Kjo pritet të reflektohet në muajt e ardhshëm me prodhim më të ulët bujqësor, furnizim më të kufizuar me ushqime dhe rritje të çmimeve.

“Edhe tani më shumë njerëz po jetojnë në varfëri, dhe nëse për shkak të thatësirave apo përmbytjeve të shkaktuara nga El Niño vjen deri te ulja e rendimenteve bujqësore, atëherë çmimet do të rriten edhe më shumë. Për këtë arsye, këtë vit mund të përballemi me pasoja shumë të rënda humanitare, sidomos nëse vazhdon kriza në Lindjen e Mesme”, tha profesorja Liz Stephens.

Megjithëse ndikimet e drejtpërdrejta të El Niños në motin e Evropës mbeten më pak të sigurta, shkencëtarët klimatikë nga Met Office sugjerojnë se vitet me El Niño janë një nga faktorët që mund të rrisin rrezikun për dimra më të ftohtë.

Related Posts

Parashikimi i motit për sot – e shtunë
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

16/05/2026 | 08:46
Gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë kur ka vetëtima
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (16.05.2026.) e shtunë

15/05/2026 | 22:41
Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje vjen në Ballkan!
Kosovë

Cikloni dhe fronti i ftohtë me reshje vjen në Ballkan!

15/05/2026 | 15:45
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲