Rrebeshe shiu të shoqëruara edhe me breshër kanë filluar në shumë pjesë të Kosovës.
Lexues të MeteoBallkan kanë dërguar pamje nga Mitrovica, rajoni i Podujevës e Pejës ku tashmë rrebeshet kanë filluar.
Në rrethinë të Mitrovicës ka rënë edhe breshër i madh siç mund ta shihni në videon e mëposhtme të dërguar në Meteo Ballkan.
Video https://fb.watch/dtHPxmyGLd/
Një sistem tjetër ka hyrë në veri të Kosovës dhe pritet të sjellë rrebeshe të reja në shumë pjesë të Kosovës.