Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend.
Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet me çmimin 1.50.
Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim prej 1.39 euro për litër.
Gasi do të kushtojë 0.67 euro për litër.
Kujtojmë se çmimi i naftës në tregjet botërore ka rënë pas lajmeve për marrëveshjen midis SHBA-së dhe Iranit.
Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent ranë me 4.02%, në 83.82 dollarë për fuçi.
Ndërkohë, nafta e tipit US West Texas ishte 80.95 dollarë për fuçi, duke rënë me 4.63%.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Ngushtica e Hormuzit do të hapet dhe bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane do të hiqet.“Anijet e botës, ndizni motorët,” shkroi ai, duke shtuar “le të rrjedhë nafta!”
“Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit tani është e përfunduar. Urime të gjithëve! Unë autorizoj plotësisht hapjen pa pagesë të Ngushticës së Hormuzit dhe, njëkohësisht, autorizoj heqjen e menjëhershme të bllokadës detare të Shteteve të Bashkuara. Anijet e botës, ndizni motorët. Le të rrjedhë nafta!”, ka pohuar lideri amerikan.















