• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Moti javor, mundësi reale për reshje bore në fundjavë!

Moti javor, mundësi reale për reshje bore në fundjavë!

24/11/2026 | 00:09

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (24.11.2026:) e martë

23/11/2026 | 22:47
Si t’i përballoni muajt e ftohtë? Ritualet skandinave që do t’ju bëjnë ta dashuroni dimrin

Si t’i përballoni muajt e ftohtë? Ritualet skandinave që do t’ju bëjnë ta dashuroni dimrin

23/11/2026 | 22:20
Ky është vendi më i keq për të tharë rrobat në një apartament të vogël, lagështia bllokohet dhe pasojat mund të jenë serioze

Ky është vendi më i keq për të tharë rrobat në një apartament të vogël, lagështia bllokohet dhe pasojat mund të jenë serioze

23/11/2026 | 22:06
Vjen edhe një ciklon i fuqishëm dhe fronti i ftohtë ajror!

Vjen edhe një ciklon i fuqishëm dhe fronti i ftohtë ajror!

22/11/2026 | 23:49

KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 23 Nëntor!

22/11/2026 | 23:13

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.11.2026.) e hënë

22/11/2026 | 23:03
Parashikimi i motit për sot – e martë

Ky është parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

22/11/2026 | 09:51
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (22.11.2026.) e diel

21/11/2026 | 21:18
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim – e mërkurë

Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

21/11/2026 | 07:16

KEDS tregon për punimet në rrje, e shtunë, 21 nëntor!

20/11/2026 | 23:40
Parashikimi i motit për sot – e martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (21.11.2026.) e shtunë

20/11/2026 | 23:27
Deri në 6 mijë euro për të hapur biznesin, hapet thirrja për grante për punëkërkuesit mbi 22-vjeç

Deri në 6 mijë euro për të hapur biznesin, hapet thirrja për grante për punëkërkuesit mbi 22-vjeç

20/11/2026 | 17:57
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Moti javor, mundësi reale për reshje bore në fundjavë!

Image by: Meteociel

Moti javor, mundësi reale për reshje bore në fundjavë!

24/11/2026 | 00:09
518
Shpërndarje
1.5k
Shikime
Shpërndaje

Temperaturat kanë shënuar ulje të ndjeshme pas frontit të fuqishëm të ftohtë ajror dhe tani jemi nën ndikimin e masave ajrore me origjinë arktike. Edhe ky episod i të ftohtit nuk do të zgjasë shumë sepse në mes të javës do të kemi arritjen e ajrit të ngrohtë mesdhetar, megjithatë ajri i ftohtë arktik do të rikthehet përsëri gjatë fundjavës dhe ka gjasa që të sjellë reshje bore në ultësirat e Republikës së Kosovës, madje ka disa gjasa që të ketë edhe shtresa jo të mëdha.

Të martën dhe të mërkurën do të jemi nën ndikimin e ajrit mjaft të ftohtë dhe kjo do të ndjehet veçanërisht mëngjeseve. Dita e martë do të kushtëzojë kthjellime/diell në tërë rajonin, kurse e mërkura rikthen vranësirat e më vonë edhe reshjet atmosferike.

Të mërkurën pas një mëngjesi të acart dita do të vijojë me shtim të vranësirave e më vonë ose në mbrëmje reshje shiu e bore të cilat pastaj do të shndërrohen në reshje shiu sepse me sistemet e vranësirave nga Mesdheu do të vinë temperatura më të larta dhe erëra jugore e perëndimore.

Të enjten në të gjitha viset na pret mot i vranët dhe me reshje shiu, vende-vende priten reshje të dendura shiu sidomos në Mal të Zi e veri të Shqipërisë, por ka disa indikacione se reshje të dendura shiu do të ketë edhe në Kosovë. Megjithatë kjo mbetet të ndjeket në përditësimet e ardhshme të modeleve globale kompjuterike për parashikim të motit.

Cikloni i së enjtes do të jetë me qendër në veri të Italisë, prandaj në drejtim të rajonit tonë do të ketë rrymime të ngrohta ajrore dhe reshje shiu.

Të Premten ende do të jemi nën ndikimin e masave relativisht të ngrohta ajrore nga Mesdheu dhe pritet të kemi mot me vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje të pakta lokale. Megjithatë, tani do të kemi zhvendosjen e një cikloni në qendër të Mesdheut deri në Detin Jon dhe kjo do të ndryshojë rrymimet ajrore së bashku me një anticiklon të fuqishëm në Skandinavi do të fillon depërtimi i masës së ftohtë polare në drejtim të Ballkanit. Ky kombinim pritet të kushtëzojë reshje të reja atmosferike të cilat do të fillojnë si shi dhe pastaj shumë shpejt do të shndërrohen në reshje bore në Kosovë duke përfshirë edhe ultësirat.

Përmes anticiklonit skandinav do të mundësohet depërtimit i një mase më të fuqishme të ftohtë ajrore, prandaj ka gjasa që i ftohti të jetë më i qëndrueshëm. Viteve të fundit kjo gjendje sinoptike shumë rrallë ka ndodhur në fund të Nëntorit dhe fillim të Dhjetorit, por për kohëzgjatjen e saktë të saj nuk duhet të ngutemi.

Reshje bore pritet të përfshijnë Kosovën të shtunën dhe pritet edhe krijimi i shtresave jo të mëdha në ultësira, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm të gjithë sepse ka shumë ditë përpara dhe sasia e reshjeve mund të ndryshojë në çdo përditësim të modeleve.

Të dielën na pret mot i ftohtë dhe lokalisht ende do të vazhdojnë reshjet e borës.

Përmbledhje:

Deri të mërkurën mbrëma ftohtë dhe pa reshje. Reshjet rifillojnë të mërkurën vonë ose në mbrëmje. Në Shqipëri pak më herët. Reshje shiu vende-vende të dendura të enjten dhe njëkohësisht rritje e temperaturave.  Të Premten reshje të pakta lokale, kurse të shtunën reshje të reja, fillimisht shi e pastaj reshje bore në shumë vise.

Ishte parashikimi i motit për këtë javë duke u bazuar në ecuritë aktuale sinoptike. Ndryshime në parashikim mund të ketë, por një gjë është e qartë se regjimi dimëror i motit sivjet po na viziton më shpesh sidomos këtë fillim-sezone, ndërsa në fundjavë mund të kemi skenar të vërtetë dimëror, por mbetet diskutabile sasia e reshjeve të borës./MeteoBallkan

 

 

Rekomandime

Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (24.11.2026:) e martë

23/11/2026 | 22:47
Si t’i përballoni muajt e ftohtë? Ritualet skandinave që do t’ju bëjnë ta dashuroni dimrin
Botë

Si t’i përballoni muajt e ftohtë? Ritualet skandinave që do t’ju bëjnë ta dashuroni dimrin

23/11/2026 | 22:20
Ky është vendi më i keq për të tharë rrobat në një apartament të vogël, lagështia bllokohet dhe pasojat mund të jenë serioze
Lajme

Ky është vendi më i keq për të tharë rrobat në një apartament të vogël, lagështia bllokohet dhe pasojat mund të jenë serioze

23/11/2026 | 22:06
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲