Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me ndonjë interval kohor me diell. Temperaturat nuk do të pësojnë ndonjë ndryshim pra do të jetë relativisht ftohtë. Reshje nuk pritet të ketë.
Në Shqipëri mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herë pas hershme. Në disa rajone ka gjasa që të ketë riga apo rrebeshe afatshkurtëra shiu, kurse në shumicën e territorit shqiptar do të jetë kryesisht pa reshje dhe në shume vende do të ketë rreze dielli.
Në Maqedoni mot kryesisht i vranët, me intervale kohore me diell dhe vranësira të herë pas hershme. Temperaturat nuk do të pësojnë ndonjë ndryshim të madh.
Të Premtën i tërë rajoni ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore anticiklonike të cilat do kushtëzojnë mot të thatë dhe njëkohësisht edhe temperaturat do të pësojnë ngritje relative. Do të kemi shumë intervale kohore me diell por edhe vranësira kalimtare.
Të shtunën pritet mot i ngjashëm sikur të Premtën por pasdite gradualisht do të hyjmë nën ndikimin e një cikloni të ri që vjen nga Mesdheu apo Adriatiku. Në Shqipërinë veriperëndimore priten edhe reshje apo riga shiu, kurse në rajonet tjera do të mbetet kryesisht thatë.
Të dielën i tërë rajoni ynë si Shqipëria poashtu edhe Kosova dhe Maqedonia do të përfshihën nga reshje të reja shiu. Në Shqipëri përsëri priten reshje të dendura shiu dhe lokalisht edhe rrebeshe të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë.
Pak më vonë do të kemi një postim për mundësinë e reshjeve të borës nga data 27 apo 28 Nëntor. /Meteoballkan.