Në media është publikuar një video ku shihet se si qytetarët vidhen gjatë blerjes së druve në njërën nga depotë në Prizren.
Televizioni lokal i Prizrenit ka publikuar pamjet e mashtrimit të një qytetari përderisa ai pret ti ngarkohen drunjtë e blerë në kamion.
Klikoni në link për të parë videon në fjalë: https://fb.watch/eKm1co3Sud/
Kohët e fundit qytetarët e Kosovës po përballen me rritjen e çmimeve të shumë produkteve bazike për jetesë. Shtrenjtimit nuk i kanë shpëtuar as drutë.
Ndonëse janë edhe disa muaj deri në rënien e temperaturave, qytetarët kanë filluar të përgatiten për muajt e dimrit, duke u furnizuar me dru për ngrohje.
Por, për dallim nga viti i kaluar, ngritje të dukshme të çmimeve ka edhe te kubiku i druve.
Aktualisht një metër kub dru kushton deri në 80 euro, me një tendencë rritjeje në 100 euro.